Viz Er Maratona e Shkupit është më popullorja dhe më e njohura, dhe në të njëjtën kohë manifestimi më masiv sportiv, pa konkurrencë në Republikën e Maqedonisë.
Më 8 maj 2016 do të mbahet maratona e 12-të me radhë, e cila në programin e saj ka 4 gara, maratona (42.195 km), gjysmë maratona (21.097 km), gara në 5 kilometra dhe stafeta e maratonës (4 x 10 km), dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 8000 garues në të gjitha garat.
Viz Er Maratona e Shkupit është në shoqërinë e maratonave më të mëdha botërore, kurse nga vitit 2008 posedon certifikatën e Asociacionit për maratona dhe gara të rrugës (AIMS).
Organizator i Viz Er Maratona e Shkupit është Lidhja e sporteve të Shkupit, përderisa sponsor kryesor është Qyteti i Shkupit, me Misionin e Bashkimit Europian dhe Agjencinë për të rinj dhe sport në R.M.